Aktualitet
A po “vëllazërohen” ASH dhe VMRO !?

Me afrimin e zgjedhjeve të 12 prillit po ashpërsohet edhe retorika mes partive në skenën politike në vend sepse edhe sipas shumë opiniostëve vendorë këto zgjedhje pritet të sjellin ndoshta edhe ndryshim të pushtetit.

Deri më tani janë publikuar edhe shumë anketa të bëra me qytetarët se kush do ti fitonte zgjedhjet e 12 prillit. Dhe në shumicën prej tyre e kanë renditë si të parën VMRO-DPMNE-në, më pas LSDM-në ndërsa te tabori shqiptarë BDI-në dhe të dytën ASH-në.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Aleanca për Shqiptarët mbanë shpresa që përmes VMRO-DPMNE-së të arrinë në pushtet pas 12 prillit.

Kjo nga fakti se disa herë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka bërë me dije se ai dhe partia e tij nuk do ta respektojnë parimin fitues me fituesin sepse këtë parim e theu BDI në vitin 2016.

Hristijan Mickoski kohë më parë ka theksuar ai do të preferonte që koalicionin ta bënë në parimin program me program.

Nga kjo mund të kuptohet që VMRO-DPMNE mund ta befason BDI-në, që kjo e fundit edhe nëse i fiton zgjedhjet prap të përfundon në opozitë, ndërsa VMRO-DPMNE të koalicionon me partitë opozitare shqiptare nëse i siguron 61 vota, shkruan Zhurnal.mk.

Por edhe sipas anketave të fundit, VMRO-DPMNE pritet të fiton së paku 50 deputet, gjë që flet se gjasat janë të mëdha që VMRO-DPMNE të ia kthen “hakun” BDI-së për vitin 2016 dhe të mos respekton parimin “fitues me fitues”.

Ndërsa mbërëmë në një debat në “Telma”, televizion maqedonas, ASH dhe VMRO-ja, shkëmbyen lavdrata mes veti, gjë që le të kuptohet se raportet e tyre janë të shkëlqyeshme.

“Pas 3 viteve opozitë e vlersojë VMRO-DPMNE-në si të reformuar dhe nuk dëshiroj as të mendojë se dëshirojnë të bëjnë obstruksione për Ligjin për Prokurorinë”, deklaroi Taravari.

Menjëherë pas kësaj Ilija Dimovski e falemnderoi Taravarin për fjalët e thëna, duke shtuar se pret që Aleanca për SHqiptarët të ofrojnë program të mirë politik për zgjedhjet e 12 prillit.

“Unë Aleancën për Shqiptarët e vlersoj si parti opozitare dhe vlersoj se do të ofrojnë diçka të re në këto zgjedhje, ndonjë politikë të re”, tha Dimovski.