Ikje e dhimbshme në kohë koronavirusi: Vdes “i pavdekshmi” Kenny Rogers

Eshtë shuar në moshën 81-vjeçare një nga Big-ët e muzikës së viteve ’70-’80, Kenny Rogers.

Ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tij, një vdekje natyrale nën kujdesin mjekësor dhe i rrethuat nga familja e tij,” u njoftua nga familja

Sipas mediave, për shkak të situatës së koronavirusit, do të mbahet një varrim i vogël, privat, ndërsa një lamtumirë publike do të organizohet më vonë.

“Lady” ka qenë një ndër superhitet e tij të atyre viteve. E gjithashtu “Islands in the stream”, intepretuar me Dolly Parton.

Paraqitja etij skenike, pamja e fisshme, zëri karakteristik me një ngjirje të lehtë, e bënin Kenny Rogers ndër më të pëlqyerit e kohës, edhe për llojin e muzikës që ofronte. /tesheshi.com/