KRIJIMI I LIQENI TË OHRITDHE BOTA E TIJ E GJALLË – Prof. Dr. Musa Musai nga Struga

KRIJIMI I LIQENI TË OHRITDHE BOTA E TIJ E GJALLË – Prof. Dr. Musa Musai nga Struga

BIOLOGJI

KRIJIMI I LIQENI TË OHRIT
DHE BOTA E TIJ E GJALLË

Shkruar nga: prof. dr. M. Musai

Në historinë e largët të gjithë liqejt u krijuan prej fushëgropave, të cilat u krijuan si rrezulltat i dridhjeve dhe çarjeve të fuqishme të tokës. Të gjitha ato lëvizje aq të ndërlikuara quhen lëvizje tektonike. Prandaj themi se liqeni i Ohrit është liqe tektonik. Fushëgropat e para historike, fillimisht u mbushen me ujë dhe ashtu ukrijuan liqej dhe sisteme liqenore. Fushëgropa e Liqenit të Ohrit,fillimisht pas krijimit, përnjiherë u mbush me ujë dhe mandej me botë të gjallë shtazore dhe bimore.
Banorët e parë të atyre kohërave të lashta, të cilët e kan banuar për here të parë Liqenin e Ohrit, ishin banorë të parë ose primarë, të cilët i takonin kohës së paleolitit. Ata banorë i takojnë një bote të largët evolutive, shumë të largët biologjike, kohës së akullnajave – glaciale.
Bashk me Liqenin e Ohrit për të jejtën kohë dhe përmes të njejtit fat, u krijuan edhe disa liqej të tjerë, të cilët ishin bashkëkohanik dhe të gjithë sëbashku formuan grup në vehte të liqejve ose sisteme liqejsh.
Liqeni i Ohrit lartësinë fillestare mbi detare e ka pasur shumë më të lartër dikundi 964, deri në fshatin e Strugës Pohum, ndërsa lartësia e tashme është 964 m. Thellësia fillestare e liqenit ka qenë shumë e madhe e cila sipas studimeve, ajo del se është mbushur prej shembjes së tokës dhe llavës së vullkani të Kosoelit. Kjo u vërtetua shkencërisht prej shkencëtarëve Gjerman si dhe Zvicëran të cilët e shpuan fundin liqenor deri në disa dhietra qindra metre.
Ndryshimi i lartësisë mbidetare të asaj kohe me të sotmen është për 266 m më poshtë. Lartësia mbidetare prej 960 m. që e ka pasur atëherë Liqenit Ohrit dhe grupi i liqejve të gjithëve u ka mundësuar lidhje ujore njëri me tjetrin pa pengesa.
Prej banorëve të parë me vetëdije njerzore Homo sapiens të fiseve Ilire janë Desaretët që kan banuar Ohrin dhe buzëliqenin e Ohrit. Në Pogradec Enkelejt, me qendër banimi në Selcën e Poshtme, kurse në Strugë dallohen Drilonët. Asaj kohe liqeni i Ohrit quheshte liqeni Desaretëve, kuse të gjithë liqejt tjer: Maliqit, Kosturit, Prespës, Pellagonisë, Pollogut quheshin sisteme liqenore të Desaretëve, sipas Sinisa Stankoviqit, Schneiderit, Broucardit, etj. Por mandej politika sllave dhe turke si dhe Greke e mbështetur nga ajo eEuropës e ndryshuan, kur e pan se ne nuk jemi në to dhe nuk dijm ti mbrojm vlerat naciuonale.
Por me kalimin e kohës, intensiteti i dridhjeve të tokës prej tërmeteve dhe lëvizjeve tektonike të fuqishme, gjithnjë ka rënë dhe dridhjet tani janë relativishtë më të dobëta, më të qetësuar. Por ato dridhje liqenit të Ohrit i mundësojnë thellësi variabile të vogël dhe liqeni gjithëmon është i freskët. Prandaj kjo zonë edhe sot është nën ndikimin dhe ekspozimin e tërmetëve dhe lëvizjeve tektonike të tokës, të cilat Liqenit të Ohrit i garantojnë rini të përhershme dhe jetëgjatësi të pafundshme.
Nga ana veriperëndimore e Liqenit të Ohrit, në drejtim të Dibrës, si rrezultat i dridhjeve të firta u ça gryka e Dibrës dhe u krijua shtrati i parë historik i lumit të Drinit të Zi. Rrjedha shumë mijëvjeçare e Drinit të Zi e uli lartësinë mbidetare të Liqenit të Ohrit.
Drini i Zi ashtu e uli rrjedhën e vet, deri sa krijoi shtratin e përhershëm që ka sot. Ndryshueshmëria e uljes së shtratit të Lumit të Drinit të Zi, ndikoi në uljen e nivelit të Liqenit të Ohrit prej 960 drei në 694 m. Drini i Zi duke rrjedhur në drejtim të detit Adriatik, me vehte bartte sasira më të mëdha uji e deri në nivelin e sotëm. Prandaj përmes rrjedhës së Drinit të Zi, u zbrazën të gjitha fushëgropat, duke bartur tërë atë sasi uji, e cila ishtë më e lartër se rrjedha e e Drinit të Zi. Përmes rrjedhës së Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë në Kosovë, i cili bashkohet me Drinin e Zi dhe bashk derdhen në Detin Atllantik. Të dy lumejt Drini i Zi dhe Drini i Bardh, mundësuan zbrazjen e sipërfaqeve të mëdha ujore, në pjesën jugore të Maqedonisë dhe në Kosovë. Përmes rrjedhjes ujore të këtyre dy lumejve u zbrazen sipërfaqet të mëdhaja ujore, të cilat mbulonin me ujë hapësirat e fushëgropës së Kosovës dhe shumë fushëgropave tjera në territorin e R. së Shqipërisë, si dhe në Maqedoni, etj.
Ujërat sipërfaqësor përmes rrjedhës së tyre të pandërprerë, përmes prroskave dhe lumejve dalëngadalë u tërhoqën në detra dhe oqeane, kurse prej atyre sipërfaqeve u krijuan sipërfaqe stabile tokësore fusha livadhe dhe qytetërime të para. Shumë liqej u zhdukën dhe fushëgropat e tyre u shndërruan në toka pjellore, si fusha Maliqit, Pellagonisë, Pollogut, etj.
Ashtu si lëviznin ujërat në atë kohë, ashtu lëvizte bota shtazore dhe ajo bimore, e cila u shpërnda deri në pikat më të largëta gjeografike të kontinenteve të ndryshëm. Peshqit dhe shumë lloje të shtazëve të tjera gjithmonë shpërndaheshin në mënyrë aktive, përmes rrjedhjeve të ujërave, duke banuar sa më shumë sipërfaqet ujore. Kur u themeluan liqejt, bota shtazore ngelën të izoluara dhe ishin të detyruara t’u nënshtrohen kushteve të ndryshme gjetike, që ishin si faktorë ndikimi me izolime të përhershëm të mjedisit jetësor. Bota e gjallë bimore dhe shtazore iu nënshtrua izolimit shumë të gjatë historik gjeografi, prandaj duke iu përshtatur kushteve të ndryshme për jete, ato vazhdmisht bënin ndikime dhe trusni në botën e gjallë. Ata ndryshime ose ato trusni që ibota e gjallë shtazore, si ndryshime anatomike dhe morfologjike, ishin dukuri e evolucionit organik, prej të cilave u krijuan lloje të reja më vehte si shtaz edemike me disa specizime. Prandaj bota e gjallë, e cila u shpërnda asaj kohe ishte e njejtë. Prandaj bota e gjallë e liqenit të Ohrit është e ngjajshme për nga origjina e përbashkët historike. Shpërndarja e botës së gjallë, gjatë asajë kohe të largët deri në largësi të ndryshme të globit, ranë nën ndikimin e izolimeve të gjata dhe kushteve të ndryshme për jet. Bashkohanik botëror të liqenit të Ohrit janë: liqeni i Tajnganikës, Bodenit, Zhenevës, Bajkallit, etj. Në të gjithë këta liqej për boten e gjallë, ndikuan kushtet biologjike dhe ashtu u krijuan lloje të reja dhe specizimeve të ndryshme, si p. sh. te planariet, kërmijt, peshqit, veçanërisht po theksoj rastin e troftës së liqenit të Ohrit (Salmo letnica ochridana) .

Në veçanti i ljmëroj të gjithë lexuesit dhe të interesuarit, se në vazhdime do të shkruaj për liqenin e Ohrit dhe botën etij të gjallë.

Pamja e liqenit të Ohrit prej në aeroplan si dhe disa pamje tjera.