Kryetari i Këshillit Resul Kaba dhe Shefi i kabinetit të Kryetarit Dashmir Nasufi perfaqësuan Komunën e Strugës në konferencen e 7-të “Drin Corda” në Tiranë

Kryetari i Këshillit Resul Kaba dhe Shefi i kabinetit të Kryetarit Dashmir Nasufi perfaqësuan Komunën e Strugës në konferencen e 7-të “Drin Corda” që u mbajt në 29-30 janar 2020 në Tiranë si pjesë e shënimit të 10-vjetorit të procesit të Drinit.

Morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyqe që punojnë në mbrojtjen e basenit të Drinit.

Konferenca ishtë vend për dialog për rreth 120 përfaqësuesve të Ministrive, organizatave joqeveritare, akademikëve etj.Njëkohësisht konferenca e shënoi edhe 10 vjetorin e fillimit të procesit Drin Corda si strukture instuticionale e themeluar për të siguruar aksion të koordinuar për basenin e Drinit.

Konferenca e Dinit u organizua nga Partneri Global për ujëra – Mediteran- Global Water Partnership- Mediterranean, si pjese e procesit të implementimit të Memorandumit të Drinit për mirëkuptim në të cilin morën pjesë Maqedonia Veriore, Shqipëria, Grecia , Kosova dhe Mali i Zi. Konferenca e Dinit u mundesua nga dy projektet * GEF Projekti i Drinit i financuar nga Fondi Ekologjik Global, i implementuar nga UNDP i ekzekutuar nëpërmjet Partnerit Global për ujëra – Mediteran- Global Water Partnership- Mediterranean në partneritet me Komisionin ekonomik për evropën nëpërmjet Kombeve të Bashkuara. * Projekti “Мenaxhim i qëndrueshëm i burimeve natyrore për Evropen Juglindore nëpërmjet NEKSUS i finacuar nga agjencioni Austriak për zhvillim ADA ku baseni i drinit është një ndër basenet ku është fokusi.

www.strugapost.com