LIQENI I OHRIT – FOSILI I BOTËS SË GJALLË – Prof. Dr. Musa Musai nga Struga

BIOLOGJI

LIQENI I OHRIT

FOSILI I BOTËS SË GJALLË

Shkruar nga: prof. dr. M. Musai

Liqeni i Ohrit prej shumë shkencëtarëve ka mar emrin fosil i gjall i botës bimore dhe asaj shtazore. Kjo don të thot se bota e gjallë ka vlera shumë të mëdhaja biologjike për evolucionin historik biologjik. Liqeni i Ohrit paraqet një izolim ujor gjeografit me tokën, nga të gjitha anët. Nga ana lindlindore liqeni kufizohet me masivin malor të Galiçicës dhe mali e Thatë. Masivi malor iGaliçicë dhe malit të Tharë, e ndan liqenin e Ohrit prej atij të Prespës. Liqeni i Ohrit, nga ana perëndimore kufizohet me malin e Mokrës dhe në vazhdim me malin e Jabllanicës. Kurse në veri kufizohet me malin e Karaormanit. Të gjitha malet kan një lartësi të barabart dhe janë të pasura me maja dhe kreshta malesh si dhe me liqej glacial ose të akullnajave. Bota e gjallë e këtyre maleve ka vlera të mëdhaja biologjike prandaj jan shpallur si parqe nacionale, kurse liqeni i Ohrit prej 1986 është mar në mbrojtje prej UNESKOS.
Studime për botën e gjallë për liqenin e Ohrit, kan bërë shkencëtar nga të gjitha shtetet e Europës, por kujdes shumë të madh ka ushtruar Instituti Hidrobiologjik në Ohër, i ndërtuar prej 1936, nën kujdesjen eAkademis të Shkencave Serbe, të kohës së mbretërisë Serbe. Më shumë studime në veçanti jan bërë prej shumë shkencëtarëve të përmendur të Maqedonisë të Universitetit Shën. “Kirili Metodi” në Shkup.
Për botën e gjallë të ihtiologjisë – shkenca e cila studijon peshqit, më së shumti dallohen Meshtrov, Toçkov, Hxhishçe, Osevski, dhe shumë të tjerë.
PESHQIT E FAMILJES TROFTË – SALMONIDE
KORAI I LIQENIT TË OHRIT
Në liqenin e Ohrit jetojnë shumë lloje të peshqve por ne fillimisht do të flasim, vetë për ato të familjes Salmonidae – Troftë.
Korani i liqenit të Ohrit, ose trofta e liqenit të Ohrit, është peshk shumë i rrallë dhe është ksrakteristik për liqenin e Ohrit. Ky lloj peshku është autokton, trofta ka origjinë prej peshqve qysh prej kohës së akullnajave, por ky ka mbet gjall në liqenin e Ohrit në saje të izolimit tokësor ujor.
Trofta eliqenit të Ohrit është peshk me shumë karakteristika morfologjike, anatomike si dhe për kushtet specifike që i ka me valenc të ngushtë biologjike dhe themi se jan pesh stenovalent. Trofa temperaturë optimale për të gjitha funkcionet jetësore i ka prej 8 C0 deri në 12 C0. Mbi temperatura për peshkun është vdekjeprurëse ngase uji varfërohet me oksigjen, pra trofta përkrah temperaturës ajo duhet të ket edhe 12 m/gr. O2, në 1 m/l ujë. Kurse temperatura prej 8 e mëposht ndikon në mosaktivitetin e funkcioneve normale jetësore. Prandaj trofta si kafsh pohikiloterme – gjakftohte, në temperatura, mbi 14 C0 shkon në thellësi të mëdhaja në liqenin e Ohrit në zonën sublitorale, atje ajo pushon dhe kalon stinën e pranverës, verë dhe vjeshtës kurse del në fillim të dimrit.
Trofta e lienit të Ohrit quhet – Slmo letnica ochridana.
Maksimalisht rritet më shumë se jë metre gjatësi dhe peshë trupore deri në 15 kilegram. Trupin e ka shpatuke, të pllakosur,në zonë shpinore ka ngjyrë ulliri të errët, kurse ngjyra trupore varet shumë prej midisit jetësor ku jeton sipas thellësive, por të shumtën e rasteve ka ngjyrët të verdhë dhe të bronzit, por me plot pika të kuqe dhe të zeza. Për hesapin tim e kisha quajt trofta Ilire ngase i ka pikat trupore kuq e zi.
Trofta është mishëngrënëse – carnivora, në gojë ka dy pal dhëmb si dhe gjuha është përplotme dhëm, të iomët si maje gjylpëre kur e kap gjahun nuk ka mundësi ti shpëton prej gojës. Shumohet përmes hikrave dallojm mashkull dhe femër, shumimi bëhet rreth vorbulave të zonës litorale të liqeniot të Ohrit. Vorbulat kan pamje karakteristike dhe ata pranojnë ujë prej kreshtave malore, ujë të pastër oligotrof – pa metale dhe minerale të tretura, si dhe uji ka temperaturë kontane. Aty ka zall nën ujor ku hikrat pasi fekondohen ata aty çeli troftat e vogla dhe shkon në zonat me tallë buzë bregut liqenor.
Pas tre ose katër vjet rritje natyrale, troftat e vogla fillojnë më shpejt të rritwn. Nëse trofta brenda aktiviteit jetësor është e ushqyer mirë me ushqim kualitativ, ajo do të rritet nga 100 deri 150 gram në vjet. Pradaj edhe trofta jeton mjaft por dallohet se ajo deri kur të cofi rritet dhe rritja nuk ka kufi të kufizuar.
Trofta liqenit të Ohrit ka mish shumë të shkëlqyer, dikir i ka zbukuruar tavolinat esulltanëve dhe mbretërve të Turqisë si dhe ka qen e përmendur në Europ dhe Mbretëreshën e Anglis Margariten. Ka mish shumë të shijshëm me vlera ushqimore levërdi ekonomike dhe shumohet gjat stinës së dimrit prejfundit të muajit dhietor dhe kryhet gjat gjithë muajit janr.
Prej familjes së troftave banorë i parë për Liqenin e Ohrit është Salmo letnica ochridana – trofta e liqenit të Ohrit.
Ajo duke jetuar e izoluar për shumë miliona vite në kushte të izoluara biologjike, brenda vetë liqenit, për arsye të reprodukcionit ajo bën pesë prej sajë u krijuan subspecizime të reja si p.sh:

  1. Salmo letnica typicus – korani i Ohrit – Peshtanit e cila shumohet në muajin janar.
  2. Salmo letnica balcanicus – korani i Strugës, shumohet në nëndor –dhjetor.
  3. Salmo letnica aestivalis – korani i Pogradecit e cila shumohet në muajin korrik – gusht.
  4. Salmo trutta fluviatilis – Lumi L. – trofta e lumejve, e cila shumohet në muajin mars.
    Salmo thymus ochridanus (Steind.) – belushka, e cila është specie në vehte shumohet në muajt e dimrit, është troftë