Lote Vetmije

Mbramje prandvere. Që nga perendim asht kuqëlue qielli. Dhe n’për male ca zogj t’arratisun me ngadale : kërkojnë nji shteg për nga shpëtimi.

Nji za ndigjohet e ma hiç. Pastaj. nji fshamje e lehtë: Dhe ca lot pikojnë : që me zjarr, me mall, dashni tregojnë. Jam un i shkreti që n’vetmi po qaj.

Ngrihem pse terri kurrë nuk m’qe mik. E dij që fat nuk kam, as kurr nuk pata. E dij që kam me vdek pse zemër-ngrata : Si qiri dal-ngadalë asht tu’ u fik . . .

B