Me gjumin po lajmë hesapet! – Lebit Murtishi

Me gjumin po lajmë hesapet!

E ngrysa një natë në roje
Me gishtin mbërthyer te çarku
Ta vras thash’ më mirë si dreqin
Se paqen ma vodhi nga shtrati…

U duk e u zhduk si një hije
Dhe mori të ikte me vrap,
Ju qepa nga prapa pa armë
Vendosa të gjallë ta kap…

E prura të lidhur si lepur
Trekëmbëshin ja ngrita në çast,
I dhashë dhe fjalën e fundit:
Fol o bir qeni i thashë!..

,,Do ik do banoj me qira, tha,
Pa turp e pa cipë më foli,
Një natë s’tu fik kompjuteri
Një natë s’tu ndal telefoni”…