Ramiz Merko: ngushëllimet më të sinqerta familjes se Kemal Gavaz. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!

Me keqardhje të thellë e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Mikut tonë të dashur Kemal Gavaz. Asnjë fjalë dhe postulat nuk do të reduktonte dhimbjen familjarëve dhe miqëve të të ndjerit, por jemi të bindur që edhe ata që sado pak e njihnin Kemalin, e dinin se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin njerëzor.
Kemal Gavaz, do kujtohet gjithmon si një person i dashur për të gjthe ata qe e njihnin, kurse per ne Struganët si një mik i pa zavendësueshëm.
Unë dhe Komuna e Strugës i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes se Kemal Gavaz. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!