Strugë, nuk ka raste të reja me Covid-19 (VIDEO)

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet dhe rrethinë është 9, përfshirë edhe dy viktimat që ndërruan jetë. 15 testet që janë bërë , kanë rezultuar negativ. Nga komuna e Strugës lajmërojnë se situata është dhe do të vazhdojë të jetë nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik. Është realizuar edhe faza e dytë e dezinfektimit dhe pastrimit në Strugë e rrethinë . Transporti publik është ende i pezulluar. Komuna e Strugës po shpërndan edhe pako ushqimore për personat që kanë nevojë, duke qenë se situata me Covid 19 ka vështirësuar jetën për shumë familje që janë në izolim dhe e kanë të pamundur për të fituar të ardhura. Qytetarët mundohen të respektojnë rekomandimet e qeverisë, duke dalë nëpër qytet vetëm për të mbaruar punët e tyre primare, duke respektuar edhe orët policore. Vazhdojnë apelet deri të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarve. ILMIE ZHAKU