Vazoja e dhimbjes – Prof. Xhemi Hajredini

Vazoja e dhimbjes

Në vazon e dhimbjes,
frymëmarrja e gjakut
është rënduar.
Kanatat e dritares,
dhe ëmbëlsia e vështrimit
janë mbyllur nga hidhërimi.
Pikëllimi mbytës,
dhe ujërat e trazuar,
përmbysën lundrën
e ëndrrave të bukura.
Gjaku i hidhur,
mban larg llapaqentë!
Ata që patën zili
lumturinë e tjetrit,
le të zgjedhin lirshëm,
mes dritës dhe errësirës,
humnerës dhe shpresës,
buzëqeshjes dhe lotit!
Ju të jetës me brenga,
rrituni e ngrihuni sërish
duke buzëqeshur ëmbël!

©Xhemi Hajredini
Strugë, 2 mars 2020