Z e m ë r i m i – Prof. Xhemi Hajredini nga Struga

Z e m ë r i m i

Sot e kalova ditën me
shestime të kota,
fola me murin…
me mospërfillje më dëgjonte
dhe nuk bëzante.
Verbimi nga zemërimi,
dhe qetësia e munguar,
më ndihmuan ta gjej paqen.
Prej kohësh,
kemi ikur nga racionalja…
Mendime të ngatërruara,
moskuptime të shtuara,
punë të sterruara!
A duhet ngrënë zemërimi,
me bukë e djathë?!
Po mirë do e hash ditën,
po kur s’do shohësh dritën?!
Nuk përtypen pafund,
zemërimi e zymtësia,
shkelmi dhe helmi,
i të pandershmëve!

© Xhemi Hajredini
Strugë, 07 shkurt 2020