Zv.drejtori Nura priti në takim kampionin, Andi Ismaili

Shkup, 28 janar 2020 – Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Izmit Nura sot në takim ka pritur kampionin botëror në vallëzim bashkëhor solo, Andi Ismaili. Me këtë rast, zëvendës drejtori Nura i ka premtuar familjes së tij mbështetje të vazhdueshme nga Agjencioni me qëllim të realizimit të ëndërrës së Andit.

“Sot në Agjencinë për rini dhe sport kisha nderin të presë kampionin botëror në vallëzim bashkëhorë solo për fëmijë, të talentuarin Andi Ismaili. 11 vjeçari nga Gostivari me talentin e tij në kampionatin botërorë të mbajtur në Poloni, dëshmoi se me punë e përkushtim dhe ne jemi pjesë vitale e botës. Nga unë dhe Agjencia, Andit dhe familjes së tij iu premtua mbështetje për zhvillimin e talentit të tij dhe harxhimet për pjesmarrje në kampionatin europian në xhez bashkëhorë dhe balet klasik, si dhe evenimente tjera do të mbulohen nga ne. Duke vlerësuar punën dhe entuziazmin e të rinjve tonë, sukseset në të ardhmen do jenë më të mëdha”, është shprehur kështu Nura.